Lajme Shqip Tuesday, 20 October 2015 15:33

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për media, tha se Kryesia ka vendosur që të premten, në orën 16:00, të mbahet vazhdimi i seancës plenare.

Më 15 të këtij muaji, Kuvendi ndërpreu punimet, për shkak se deputetët e partive opozitare, për herë të dytë hodhën gaz lotsjellës brenda Kuvendit, raporton lajmi.net.

Lidhur me atë se si do të krijohen kushtet që të zhvillohet një seancë normale, Veseli tha se ai nuk e di se si do të krijohen kushtet për mbajtjen e seancës, por ka thënë se Kuvendi është vendi ku duhet debatuar.

“Askush nuk ka të drejtë të pengojë punën e Kuvendit. Nuk ka asnjë mjet dhe asnjë gaz lotsjellës që të na pengojë në ruajtjen e institucioneve dhe formimit të shtetit ligjor”, tha kryeparlamentari Veseli.