Lajme Shqip Tuesday, 17 January 2012 19:00

Të dobishme apo të dëmshme?
 
Çdo Gjerman konsumon 160 litra kafe, përafërsisht 1000 filxhanë kafe në vit. Kafja është një pije shumë e preferuar dhe shumë e konsumuar, është e preferuar në mbarë botën, jo vetëm për shijen e saj por edhe për efektet e saj mbi njeriun.

Kafja e mëngjesit, largon stresin dhe humorin e keq në mëngjes. Nëse nuk teprohet me konsumimin e saj, kafja me të vërtet mund të bëjë mrekullira. Ndikimi i njohur i kafeinës i referohet sistemit nervor. Kafeina përmirëson aftësitë mendore sepse shkakton rritje të “vigjilencës” si dhe forcon memorien. Në tru kafeina shkakton kontraktim të enëve të gjakut, ndërsa enët periferike shkaktojnë relaksimin e tyre. Pra, nuk është rastësi që përdoret në ilaçet kundër migrenës. Por, doza të ekzagjeruara të kafeinës shkaktojnë nervozizëm, ankth dhe pagjumësi.

Çfarë duhet mbajtur mend? Konsumi i kafes pak para konsumit të alkoolit, jep rezultate negative pasi përshpejton dehjen. Në aparatin e frymëmarrjes është provuar që kafja ul krizat e astmës në sajë të kafeinës e cila ka veti relaksuese për bronket. (LajmeShqip.com)