Finlandë – Ne të gjithë duam lirinë dhe hapësirën tonë, por siç duket të jetuarit vetëm e vë shëndetin në rrezik.
Një studim i bërë zbuloi se dy e treta e njerëzve që vdiqën për shkak të sëmundjeve që kanë lidhje me alkoolin apo në ndonjë aksident për shkak të alkoolit, jetonin vetëm.
Studiuesit ngrejnë hipotezën se kjo përbën një ngërç të shoqërisë moderne.
Të jetuarit vetëm është një fenomen modern që realisht i ka dobësuar marrëdhëniet shoqërore, aq sa njerëzit nuk martohen ose nuk jetojnë më në familje të zgjeruara.
Ekipi i studiuesëve, drejtuar nga Kimmo Herttua i Instutit të Shëndetit dhe të Punës në Finlandë, analizoi informacionin e 18.200 njerëzve që vdiqën gjatë 2000-2007 si rezultat i alkoolit. Shkaktarët e vdekjes ishin sëmundje të mëlçisë, helmime dhe aksidente gjithashtu edhe dhuna e ushtruar nga përfshirja e alkoolit. Në këto interval kohor, risku i të prekurve nga ky fenomen ishte 9 herë më i lartë, në krahasim me ata meshkuj që martoheshin apo që kishin shokë shtëpie.
Në bazë të këtij studimi u arrit në një përfundim që, të jetuarit vetëm rrit ndjeshëm varësinë ndaj alkoolit,i cili më pas ndikon në vdekshmëri.
Shkencëtarët po vazhdojnë studimet nëpër shtete të tjera, me kultura të ndryshme pijesh, për të konfirmuar një përfundim të përgjithshëm. (LajmeShqip.com)
Saturday, 14 January 2012 18:30