Lajme Shqip Monday, 12 October 2015 12:12

2015 Billboard Music Awards – Backstage And Audience

Taylor Swift dhe Calvin Harris ka kohë që janë cilësuar si një nga çiftet më të mira në botën e shoubizit.

Ata vazhdimisht kanë qenë pjesë e mediave rozë pothuajse për çdo lëvizje që kanë bërë duke u “emëruar” si shumë të dashuruar.

Megjithatë Swift dhe Harris duket se kanë prishur raportet e tyre. Sipas një burimi të afërt me çiftin, ata kanë vendosur të marrin pushim, transmeton Klan Kosova.

“Marrëdhënia e tyre u bë shumë e fortë brenda pak javëve dhe duke qenë se ishte shumë intensive, mendohet se çifti ka vendosur të ndahet për pak kohë”, ka thënë ky burim.

Sipas të njejtit burim, spekulimet për martesë i kanë frikësuar.