Një grup studiuesish në Francë janë vendosur jashtë bareve gjatë mbrëmjes së një të shtune dhe pasi kanë biseduar me persona të shumtë, kanë arritur të tregojnë se rritja e pranisë së tatuazheve dhe piercing-ve në trup rrit konsumimin e alkoolit.
Megjithatë, autorët e studimit kanë ftuar personat e interesuar të mos i lexojnë të dhënat nën lenten e paragjykimit, por t’i përdorin ato për të individualizuar subjektet në rrezik nga alkooli dhe për të hipnotizuar ndërhyrjen ndaj sjelljeve të rrezikshme për shëndetin.
Studimi i drejtuar nga Nicolas Gueguen, docent i shkencave sociale në Universitetin e Britanisë së Jugut, ka karakteristika të veçanta.
Kështu, studiuesi u vendos jashtë bareve dhe pabeve gjatë fundjavës, duke u kërkuar rreth 3 mijë personave t’i nënshtroheshin një testi për alkoolin dhe të thoshin se sa tatuazhe dhe piercing kishin në trup.
Rezultatet, të cilat me saktësi do të publikohen në revistën “Alcoholism: Clinical and Experimental Research”, në korrik, flasin qartë: rritja e tatuazheve dhe piercing-ve rrit edhe konsumimin e alkoolit.
Tuesday, 15 May 2012 16:00 