Kabul – Kryengritësit talebanë dje me raketa dhe armë automatike kanë kryer sulm mbi ndërtesat administrative në Kabul në afërsi të Ambasadës amerikane dhe shtabit të NATO-s, ndërsa sulmuesit vetëvrasës sulmuan objekte policore. Të paktën dy civilë dhe katër policë e humbën jetën, ndërsa rreth 20 persona janë lënduar.
Incidentët, të kryera vetëm dy ditë pas 10 vjetorit nga sulmet terroriste në SHBA më 11 shtator të vitit 2011 shkaktuan panikë tek liderët perëndimor dhe aletaët e tyre afgan. Ky është sulmi i tretë sipas madhësisë në Kabul nga fundi i muajit qershor.
Shpërthimet e tronditën qendrën e qytetit, ku gjendet lagjja diplomatike. Ambasada amerikane dhe shtabi i NATO-s kumtuan se nuk ka anëtarë të lënduar të personelit të tyre. Tym i zi po ngritet në rajonin e misionit diplomatik të SHBA-së, ndërsa mbi Kabulin fluturojnë helikopterë amrikan.
Sekretarja e amerikane e shtetit Hilari Klinton deklaroi se SHBA-ja nuk do të frikësohet nga sulmet dhe do ta vazhdojë misionin e saj në Afganistan.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen theksoi se “armiqtë e Afganistanit” përpiqen ta parandalojnë dorëzimin e shqetësimit të sigurisë në armatën afgane dhe policinë.
Policia kumtoi se sulmuesit kanë hapur zjarr nga një ndërtesë e lartë në ndërtim të sheshit “Abdul Hak”, e cila gjendet në rreth 300 metra nga ambasada e SHBA-së në lagjen diplomatike të Kabulit.
Talebanët e ndërmorën përgjegjësinë për sulmin dhe sipas zëdhënësit të tyre ata kanë sulmuar ushtarë afgan dhe të huaj në shesh, ndërsa kanë qenë të armatosur me armë automatike “kallashnikov”, granata dhe kanë pasur rripe me mjet shpërthyes.
Wednesday, 14 September 2011 10:43