Lajme Shqip Friday, 16 October 2015 11:13

Muzeu i skulpturave të dyllit në Londër, “Madame Tussauds”, ka publikuar kopjet e gjashtë aktorëve që kanë luajtur në rolin e agjentit James Bond.

Që nga Sean Connery e deri te Daniel Craig tani janë në këtë muze.

Sean Connery, George Lazenby, Roger Moore, Timothy Dalton, Pierce Brosnan dhe Daniel Craig do të jenë pjesë e të gjitha muzeve “Tussauds” që nga 1 dhjetori.

Për të krijuar një skulpturë e tillë janë shpenzuar rreth 150 mijë funte dhe u deshën më shumë se 20 artistë që punuan për katër muaj.

Figurat prej dyllit arrijnë në kohë për filmin e ri të Bondit “Spectre”, i cili premierën do ta ketë më 26 tetor.