Strasburg – Përfundoi sot në Strasburg punimet takimi i përbashkët dyditor ndërmjet Parlamentit Evropian (PE) dhe Kosovës, i bashkëkryesuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Eduard Kukan, kryesues i Delegacionit të PE-së për marrëdhënie me Shqipërinë, Bosnjë – Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën. 
Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, gjatë këtyre dy ditëve u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me progresin e Kosovës drejt integrimit evropian, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, për liberalizimin e vizave, energjinë dhe mbrojtjen e ambientit, zhvillimin ekonomik dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Në deklaratën e përbashkët, në fund të takimit, theksohet në radhë të parë, perspektiva evropiane e Kosovës dhe detyrat që ka vendi për të arritur drejt këtij qëllimi, përshëndeten proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova gjatë këtij viti dhe nënvizohet rëndësia e proceseve të ardhshme drejt liberalizimit të vizave, përafrimit me BE-në dhe integrimin evropian të Kosovës.
Zyrtarë e lartë evropianë konfirmuan që e ardhmja evropiane e Kosovës është e sigurt dhe se tashmë askush nuk është pengesë në këtë rrugë të saj.
Thursday, 15 March 2012 19:39