Rabat – Liga Arabe sot në Marok organizon takim të ri kushtuar dhunës tetëmujore në Siri.
Agjencia e lajmeve siriane shtetërore SANA njoftoi se një përfaqësues sirian nuk do të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Ligës Arabe në Rabat.
SANA nuk i theksoi arsyet për mungesën e përfaqësuesit sirian në Marok.
Ministri maroken i Punëve të Jashtme, Tajeb Fasi Fihri dje theksoi se “kolegët sirianë” janë të mirëseardhur në takimin e jashtëzakonshëm të Ligës Arabe kushtuar dhunës në Siri, por nuk saktësoi nëse kjo do të thotë se shefi i diplomacisë siriane mund të marrë pjesë.
Më 12 nëntor ministrat e punëve të jashtme nga Liga Arabe votuan për ngrirje të anëtarësimit të Sirisë në Organizatë nga 16 nëntori nëse Damasku nuk i ndërpret represionet tetëmujore ndaj opozitës.
Shefi i diplomacisë turke Ahmet Davutogllu në forumin e djeshëm për bashkëpunimin arabo-turk me kolegët e Ligës Arabe theksoi se autoritetet në Siri nuk e skfrytëzuan mundësinë e fundit që t’i ndërpresin represionet kundër demonstruesve antiqeveritarë.
Ai përsëriti se Turqia dëshiron vendosje të sanksioneve për Sirinë, prej të cilave nuk do të vuajë populli sirian.
Wednesday, 16 November 2011 10:15