Ka përfunduar me një marreveshje, atë për njohjen e diplomave, raundi i shtatë i dialogut Prishtinë-Beograd i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Vetë ndërmjetësi i BE-së, Robert Kuper e ka cilësuar këtë një takim pozitiv por tha se ka ende shumë punë për të bërë. “Shpresoj që duke nisur që nga viti i ardhshëm kushdo që ka një diplomë universitare në Beograd apo Prishtinë të mund ta perdorë atë për arsimim të mëtejshëm apo për punesim në kryeqytetin tjetër”.-tha Kuper.
Edhe shefja e delegacionit të Kosovës Edita Tahiri vlerësoi marrëveshjen e arritur por akuzoi Serbinë se vazhdon të jete pengesë për çështjet rajonale.
“Problemi vazhdon të jetë tek mendësia politike e Serbisë, e cila mbetet pengesë për bashkëpunimet rajonale. Shpresoj që BE dhe KE ta marrë parasysh këtë gjë dhe të detyrojë palën serbe të nisë implementimin e marrëveshjeve që kemi arritur deri tani. Procesi i përparimit drejt Bashkimit Europian është i ndërlidhur me rezultatin e këtij dialogu”-tha Tahiri.
Sipas saj, suksesi i këtij dialogu është pikërisht tek implementimi i marrëveshjeve.
Ndersa kreu i delegacionit serb Stefanoviç e vlerësoi si mjaft pozitive këtë marrëveshje. “Jemi shume të kënaqur me zgjidhjen sepse ruan pozicionin e shtetit nga të dyja palët dhe në njëjtën kohë zgjidh një problem konkret. Pavarësisht qëndrimeve, e rëndësishme është që kur ka vullnet gjëndet edhe mënyra për të vepruar, sepse askush tjetër nuk do të zgjidhë problemet që ne kemi në Ballkan”.-tha Stefanoviç.
Burime nga zyra e ndërmjetesit të BE, Robert Kuper thanë se takimi i rradhës pritet të mbahet para fundit të këtij muaji.
|
|
Tuesday, 22 November 2011 20:34 1 July 2013 09:38
30 June 2013 11:39
18 June 2013 08:31
5 June 2013 10:00
4 June 2013 11:25
4 June 2013 09:47
3 June 2013 10:44
2 June 2013 18:37
2 June 2013 18:26
17 May 2013 14:45