Lajme Shqip Tuesday, 24 January 2012 19:29

Prishtinë- Raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë varet nga afrimi i qëndrimeve të dy palëve për marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal, tha kryenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri.

“Vazhdimi i dialogut është dashur të ndodhë, por tashmë nuk kam mundësi të them kur, por mund të them për nga përmbajtja, atëherë kur do të afrohen qëndrimet e dy palëve, lidhur me marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal, atëherë do të ndodhë edhe raundi i ardhshëm”-Tahiri.

Kjo do të jetë edhe njëra nga çështjetqë do të bisedohet me ndërmjetësin e BE-së thotë zëvendëskryeministrja Tahiri.

Ajo thotë se ka edhe propozim se si do të jetë fusnota që do ta përfaqësojë Kosovën në këto nisma, e që sipas saj, do të jetë diçka e ngjajshme me modelin që ka Maqedonia sot.

Kryenegociatorja Edita Tahiri përjashtoi çdo mundësi që veriu i Kosovës të përfshihet në bisedime politike, përderisa propozimin e katër pikave nga presidenti serb Boris Tadiç për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës, e quajti një imagjinatë të tij të pafund.