Beograd (PLOTESUAR, 5 Janar, 20:30) – Kryenegociatori i Beogradit në bisedimet me Prishtinën, Borisllav Stefanoviç, deklaron se raportet për datën e rifillimit të negociatave mes palëve janë vetëm spekulime.
“Dialogu do të vazhdojë, por ka nevojë për më shumë kohë, për më shumë ndikim te Prishtina për të hequr dorë nga qëndrimi kokëfortë rreth përfaqësimit rajonal si dhe cila do të jetë edhe tema kryesore në raundin e rradhës-ka deklaruar Stefanoviç për mediat serbe.
Deklarata e Stefanoviç vjen vetëm disa orë pasi zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, njekohesisht shefe e delegacionit te Prishtines ne bisedimet me Serbinë tha se dialogu pritet të vazhdojë ne mes te janarit.
************************
Prishtinë- Dialogu teknik mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, i zhvilluar në tetë raunde gjatë vitit të kaluar, pritet të vazhdojë nga mesi i janarit, tha sot zv/kryeministrja Edita Tahiri në mbledhjen e qeverisë.
“Raundi i ardhshëm pritet të mbahet nga mesi i muajit janar dhe në axhendë do të jenë tre çështje që kanë qenë edhe më herët në diskutim: bashkëpunimi rajonal, telekomunikacioni dhe energjia”, tha udhëheqësja e delegacionit kosovar.
“Pozicioni ynë është i qartë, por nga ana tjetër pala serbe nuk ka treguar një interesim serioz”, tha Tahiri.
Ndërkaq, zv/kryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila informoi për rikthimin e masave preferenciale me BE-në.
Sipas saj, kjo shënon një normalizim të plotë të marrëdhënieve tregtare të Kosovës me gjithë rajonin dhe mundësi për të gjithë prodhuesit për eksportimin e mallrave në BE.
Ministri i Financave, Bedri Hamza duke folur për Raportin financiar të të ardhurave gjatë vitit 2011, theksoi se, “është tejkaluar plani i të ardhurave në 2011. Dy institucionet kryesore Dogana dhe ATK kanë tejkaluar të ardhurat me 18 për qind dhe kemi një përmbushje pothuajse 100 % të parashikimeve për vitin e kaluar”, tha ai.
Thursday, 05 January 2012 15:15