Lajme Shqip Thursday, 19 January 2012 18:35

Prishtinë- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri tha se zbatimi i plotë i marrëveshjeve për lëvizjen dhe tregtinë e lirë mund të arrihet vetën me heqjen e barrikadave dhe strukturave paralele. 

 Zëvendëskryeministrja e Kosovës ka kërkuar që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e  arritura në bisedimet teknike me  Beogradin.

Tahiri ka thënë po ashtu se për t’u zbatuar këto marrëveshje patjetër që duhet hequr të gjitha barrikadat ë vena në veri dhe të bëhet shuarja e strukturave paralele.

Zëvendëskryeministrja Tahiri, tha kështu gjatë takimeve të ndara që pati me  ambasadorin e Suedisë, Lars Vahlund, dhe  ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosh.

Me ta ajo bisedoi  për  marrëdhëniet bilaterale dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës si dhe për dialogun teknik me Serbinë. 

Nga ana tjetër, ambasadori Vahlund, ka thënë se dialogu teknik duhet të vazhdojë dhe se zbatimi i marrëveshjeve dhe arritja e marrëveshjeve të reja janë në funksion të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal si dhe  forcojnë perspektivën evropiane të të dyja vendeve.