Lajme Shqip Tuesday, 27 September 2011 19:19

Beograd – Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka shprehur sot brengosje të madhe për përleshjet dhe për përkeqësimin e situatës së sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës për përmbajtje dhe qetësi.

“Apeloj për qetësimin e situatës, sepse ruajtja e paqes dhe e dialogut është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve”, ka deklaruar Tadiç.

“Forcat ndërkombëtare janë aty për t’i mbrojtur qytetarët duarthatë, e jo të përleshen me ta”, ka thënë Tadiç duke i bërë thirrje KFOR-it për “përmbajtje maksimale”.

KFOR-i ka filluar të mërkurën në mbrëmje heqjen e barrikadave nëpër rrugë të vendosura nga serbët e veriut të Kosovës.