Beograd – Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, sot në Beograd tha se për ta fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia duhet t’i bindë bashkëkombësit në Kosovë që të mos hapin zjarr në pjesëtarët e KFOR-it dhe që të vënë nën kontroll ekstremistët.
“Pengesë për mua është fakti se si president i Serbisë, nuk kam sistem operacional, nuk kam ushtri dhe as polici në Kosovë, e as institucione shtetërore, me të cilat do të mund ta mbroja popullatën tonë atje”, ka thënë Tadiç, duke shtuar se rrjedhimisht, s’ka as mjete me të cilat do të ndikonte tek disa ekstremistë në mesin e popullatës serbe.
“Me sulme ndaj KFOR-it, ekstremistët mund të rrënojnë gjithë atë që Serbia ka arritur deri tani”, ka thënë presidenti serb, duke ftuar serbët në Kosovë që në radhë të parë të mbrojnë jetën e tyre, por edhe të mbajnë nën kontroll ata ekstremistë, të cilët “do të dëshironin të luftonin edhe pak”.
Thursday, 15 December 2011 20:30