Lajme Shqip Monday, 19 December 2011 18:22

Beograd-Presidenti Boris Tadiç ka thënë se Serbia po shikon marrëveshjen e paqes së Irlandës së Veriut si model për zgjidhjen e mundshme të konfliktit me Kosovën.

Nën marrëveshjen e Paqes së vitit 1998, të njohur si “E premtja e Mirë”, qeveria e Dublinit hoqi dorë nga pretendimet për sovranitet mbi Irlandën e Veriut, duke e zëvendësuar atë me shpresën për të parë një Irlandë të Bashkuar- por duke u bazuar në votimet në të dy anët.

Në një intervistë për të përditshmen e Maqedonisë, “Dnevnik”, Tadiç tha se Beogradi po shikon të arrijë një marrëveshje të njëjtë me qeverinë e Prishtinës, gjë kjo që do të hiqte një pengesë në rrugën e Serbisë për t’u bërë anëtare e BE-së.

“Ekziston modeli irlandez, ku pavarësisht se Republika e Irlandës nuk e njeh ndarjen e integritetit territorial (me Irlandën Veriore), megjithatë është anëtare e BE-së”,-ka thënë Tadiç.