Beograd-Sikur të mos ishte Serbia iniciatorja e luftërave në Ballkan dhe populli serb ai që kreu ato krime të tmerrshme ndaj shqiptarëve por edhe popujve të tjerë të rajonit, presidenti Boris Tadiç ka bërë sërish rolin e viktimës në vend që të kërkojë falje për mijëra viktimat e genocidit serb.
Tadiç ka thënë sot se Serbia duhet të bëjë gjithçka që të mos përfshihet sërish në luftë. Ai i ka bërë këto komente ne 13 vjetorin e intervenimit ushtarak të NATO-s mbi caqet serbe. Tadiç ka thënë se sulmi i NATO-s ka qenë kundër Serbisë dhe popullit serb.
“Krejt çka bëjmë në të ardhmen duhet të bëhet në atë rrugë që më kurrë të mos përfshihemi në kurrfarë lufte, duke ruajtur pikësëpari jetët e njerëzve dhe tokën tonë”, ka thënë Tadiq në përvjetorin e 13-të të bombardimit të NATO-s.
NATO nisi më 24 mars të 1999-ës ndërhyrjen ushtarake ndaj caqeve serbe në përpjekje për të ndalura aksionet e përgjakshme të regjimit të Sllobodan Millosheviqit ndaj popullatës shqiptare të Kosovës. Fushata e bombardimeve zgjati 78 ditë dhe i dha fund dhunës së regjimit të Sllobodan Millosheviçit ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
Saturday, 24 March 2012 16:14