Lajme Shqip Monday, 16 January 2012 14:19

Kretë- Dora Bakojanis, ish-shefja e diplomacisë greke dhe aktualisht kryetare e Aleancës Demokratike është sulmuar mbrëmë nga persona të maskuar në qytetin Iraklion në ishullin e Kretës. 

Sipas mediave greke, sulmues të maskuar kanë gjuajtur me gurë dhe qumësht në drejtim të Bakojani, e cila ka përfunduar pa ndonjë lëndim.

“Shumë vite me radhës, Qeveri, liderë politik, personalitete të gjyqësorit dhe policisë nuk kanë bërë asgjë për të parandaluar sulmet e personave të maskuar. Dhuna dhe anarkua në Greqi po merrë përmasa të pakontrolluara”, thuhet në komunikatën e partisë Aleanca Demokratike e Dora Bakojani.