Damask – (E plotësuar) Ministri i jashtëm sirian ka thënë se u ka dërguar letër Kombeve të Bashkuara për “agresionin izraelit” i cili ka vrarë dhe ka plagosur dhjetëra njerëz sipas tij.
Qeveria siriane ka thënë se sulmet izraelite kanë shkaktuar dëme të mëdha në vend, ndërkohë kanë akuzuar Izraelin se po ndihmon grupet terroriste në vend”.
“Sulmet e Izraelit kanë qëllim që të ofrojnë mbështetje të drejtëpërdrejtë ndaj grupeve terroriste”, citohet të ketë thënë ministri i jashtëm sirian, raporton The Guardian.
Siria e ka akuzuar Izraelin se ka lansuar raketa në kryeqytetin sirian, Damask, gjatë natës.
Sipas mediave shtetërore siriane, gjatë natës janë dëgjuar shpërthime të mëdha në kryeqytet ndërkaq si cak kanë pasur qendrën Jamraya, ku zyrtarët perëndimorë dyshojnë se po përdorën armët kimike, shkruan BBC.
Ndërkohë, radioja izraelite ka cituar një zyrtar qeveritar të ketë konfirmuar sulmin dhe sipas tij, cak i sulmit sërish kanë qenë raketat e destinuara për militantët e Hezbollahut në Liban.
Ky është sulmi i dytë që dyshohet të jetë kryer në Siri nga ana e Izraelit.
Sunday, 05 May 2013 12:05