Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 13:18

Kajro – Kryengritësit libianë thanë se në një sulm të NATO-s pranë Tripolit u vra një prej djemve të Muamar Gadafi-t, Khamis, i njohur ndryshe si ‘Kasapi’.

Ngjarja ka ndodhur pas një sulmi me raketë, 150 kilometra larg kryeqytetit dhe sipas kryengritësve, djali, ndër fëmijët më të vegjël të diktatorit, ishte komandant i brigadës së 32-të.

Nga sulmi mësohet se kanë mbetur të vrarë gjithsej 32 persona.