Lajme Shqip Thursday, 20 October 2011 12:43

Tripoli – Forcat e Këshillit Kalimtar Kombëtar të Libisë i kanë ripërtërirë sot luftimet për marrjen e pikëmbështjes së fundit të forcave lojale të Moamer Gadafit në qytetin Sirt, lajmëroi Al Xhazira.

Qendra e Sirtit po granatohet me tanke dhe raketa. Një pjesëtar i forcave tl KKK-së thotë se tani po luftojnë edhe kundër snajperistëve.

Pjesëtarët e forcave të autoriteteve të reja libiane tani më disa javë po luftojnë për Sirtin. Me marrjen e qytetit të lindjes së Gadafit, KKK-ja do të marrë kontroll ndaj shtetit pasi të hënën e liruan Bani Validin.