(E plotësuar) Ishte parashikuar të ishte marsh paqësor, por u përgjak. Në kryeqytetin turk, Ankara, u krye sulm terorrist, në të cilin sipas raporteve të para të qeverisë turke, nga dy shpërthime kanë vdekur 30 persona dhe 126 janë plagosur.
Tashmë kanë filluar hetimet nga zyrtarët policorë të shtetit turk.
Dyshohet se këtë akt terrorist e kanë kryer pjesëtarët të organizatës terorriste kurde, PKK.
Shpërthimi ndodhi në prag të zgjedhjeve të reja të përgjishme që do të mbahen muajin e ardhshëm.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka anuluar të gjitha programet e tij të sotme në Stamboll.
Edhe Kryeministri i vendit, Ahmet Davutoğlu anuloi për 3 ditë zhvillimet e mitingjeve, të cilat organizohen në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Turqi më 1 nëntor.
Sulm terrorist në Ankara, dhjetëra viktima (Video)
Së paku njëzet persona janë vrarë sot në mëngjes nga një shpërthim i fuqishëm afër stacionit kryesor të Ankarasë, i cili ka ndodhur para mbajtjes të një tubimi të opozitës turke në të mirë të paqes, kanë njoftuar mediet.
Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë shumë trupa të pajetë e të copëtuar të shtrirë në tokë, ndërsa televizioni “NTV” njofton për së paku dhjetë të vrarë.
Një tubim në të mirë të paqes ishte thirrur të mbahej më vonë gjatë ditës në vendin ku ka ndodhur shpërthimi.
Tubimi ishte thirrur nga shumë lëvizje të majta, ndërkohë që luftimet kanë rinisur që nga korriku ndërmjet ushtrisë turke dhe rebelëve kurdë të PKK-së pas një armëpushimi dyvjeçar.
Shkaqet e shpërthimit nuk duhen, ndërkohë që agjencia “Anadollu” thotë se mund të jetë një sulm vetëvrasës.
Saturday, 10 October 2015 13:09