Lajme Shqip Wednesday, 13 June 2012 08:45

Londër – Një hulumtim prej 40 vitesh ka treguar se probabiliteti është mjaft i lartë që njerëzit të vdesin në ditën e festimit të ditëlindjes së tyre, sesa në ndonjë ditë tjetër.

Shkencëtarët kanë përcjellë miliona njerëz dhe kanë zbuluar se numri më i madh i infarkteve në zemër, goditjeve në tru, rrëzimeve dhe vetëvrasjeve ndodh pikërisht në ditëlindjen e njerëzve.

Mesatarisht, njerëzit me moshë mbi 60 vjeç kanë një probabilitet prej 14 % për të vdekur ditën e ditëlindjes së tyre.

Numri i infarkteve të pësuara në datën kur duhej të festonin përvjetorin e lindjes, është 18.6 % më i lartë, ndërsa numri i goditjeve në tru në po atë datë ishte 21.%.

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se në ditën e ditëlindjes numri i vetëvrasjeve rritet në 34.9 %; aksidentet në ditën e festimit të ditëlindjes ndodhin me 28.5 % më shumë, ndërsa numri rasteve të vdekjes nga rrëzimet (aksidentet) për ditëlindje rritet në 44 %.

Prandaj, me pak fjalë, ditën e ditëlindjes merreni sa më qetë për të evituar rastet e këtilla.