Lajme Shqip Wednesday, 07 October 2015 13:16

Gjen një dokument, më saktësisht një kartë studenti dhe tenton që të gjejë të zonjën përmes Twitter.

Një gjë që ndodh shpesh, por protagonisti i këtij rasti nuk është një i çfarëdoshëm. Nëse emri yt është Lauren, aktori Tom Hanks po të kërkon, por vetëm nëse ke humbur kartën e studentit.

Ylli i Hollywood, dy ditë më parë thotë se ka gjetur në park dokumentin e një studenteje të Fordham University, New York.

Për gjetjen e vajzës, aktori publikoi foton e kartës në Twitter. Si përgjigje mori rreth tremijë retweet, mes tyre edhe të një vajze që mund të jetë Lauren.