Lajme Shqip Wednesday, 07 October 2015 11:02

Përkundër paralajmërimeve të studentëve protestues se të mërkurën do të bllokohen të gjitha njësitë akademike të Universitet të Prishtinës, vetëm fakulteti Filologjik u bllokua për kohë shumë të shkurtër.

Ky i fundit u lirua pasi që protestuesit nuk kanë qenë të koordinuar me njëri-tjetrin.

Kryetari i Parlamentit Studentor Egzon Daku i ka thënë të martën në mbrëmje Klan Kosovës se do të ketë bllokadë mirëpo një gjë e tillë nuk doli të jetë e vërtetë dhe mësimi në fakultetet po mbahet me rregull.