Lajme Shqip Friday, 16 October 2015 08:43

Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj po kërkojnë të bëhen hapa konkretë në ndërtimin e mensës dhe të konvikteve, ose ndërkohë kanë thënë se mund të plasin edhe protestat në qoftë se nuk ka lëvizje në këtë plan.

 Mexhid Ramusa, kryetar i organizatës “Demokracia studentore”, ka thënë të enjten se ky Universitet aktualisht ka rreth 2 mijë studentë aktivë dhe se të gjithë ata po ushqehen jashtë objektit me ushqim jo të shëndetshëm.

“Kërkesa jonë aktuale është të ndërtohet mensa si prioritet, e pastaj edhe konviktet. Sepse, janë rreth 2 mijë studentë aktivë e që ky është numër i madh e nuk kanë ku të shërbehen me ushqim të shëndetshëm, përveç me “fast food” që është i rrezikshëm për shëndetin e një studenti”, ka thënë Ramusa.

Studentët kanë pasur edhe një takim këto ditë me autoritetet komunale të Ferizajt, por që thonë se ende s’kanë marrë një përgjigje konkrete.