Prishtinë-Rreth 200 studentë të Universitetit të Prishtinës në pamundësi të takimit me deputetin Fatmir Limaj, i lanë kartolina me urimet e fundvitit para derës së banesës së tij. 
Studentët janë nisur nga Fakulteti Filozofik nëpër sheshin “Nënë Tereza” duke u ndalur para banesës së Limaj, ndërsa mbanin pankarta me mbishkrime të ndryshme me moton “Unë kam hero, heroi im është Fatmir Limaj”.
Ata me këtë rast thanë se historia do të dëshmojë se kush është Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj që po mbahen padrejtësisht nën arrest.
Ata, po ashtu, thanë se Limaj është një hero i madh i cili i duhet Kosovës dhe meriton t’i festoi festat bashkë me ne. Deputeti Limaj aktualisht është në arrest shtëpiak për shkak të gjykimit për rastin “Kleçka”. (LajmeShqip.com)
Thursday, 29 December 2011 15:00