Strumicë – Është formuar ekip qeveritar, që në bashkëpunim me Fakultetin për shkenca bujqësore dhe ushqim nga Shkupi dhe Fakulteti i Mjekësisë në Shtip dhe Strumicë, do ta përpunojë strategjinë për zhvillim dhe prodhim të materialit vendor, autokton, të certifikuar mbjellës dhe të farës, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Dimovski pas hapjes së manifestimit “Dita e kopshtarisë së hershme” në Kuklish të Strumicës.
Kjo është shumë e rëndësishme që të parandalohet importi ilegal i materialit mbjellës dhe farës me karakteristika të këqija ekonomike”, theksoi Dimovski.
Ai informoi se paralelisht realizohen edhe hetime për përgatitje të hartës pedologjike të Maqedonisë, në bazë të së cilës do të rajonalizohet toka ndërtimore.
Sipas Dimovskit, Qeveria planifikon të vendosë subvencione për zëvendësim të kulturave bujqësore dhe ta rrisë përkrahjen e deritanishme për bujqit e regjistruar pesë për qind, për gratë-bujke 10 për qind dhe për bujqit në mjediset rurale, 15 për qind.
Monday, 30 May 2011 08:10