Prishtinë-Strukturat paralele serbe në veri vazhdojnë të organizohen e
dhe më shumë.
Me moton ‘Duam zgjedhje, nuk duam dogana’, i ashtuquajturi Këshilli nacional serb për veriun e Kosovës do të organizojë sot një protestë, në mbështetje të organizimit të zgjedhjeve serbe në të gjitha nivelet edhe në territorin e Kosovës.
Protesta do të mbahet në ora 13.00 në sheshin ‘Shumadia’ në veri të Mitrovicës.
Tashmë kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq-Dejanoviç ka konfirmuar se zgjedhjet do t’i shpallë edhe në Kosovë më 13 mars, ditën kur presidenti serb, Boris Tadiç shpall zgjedhjet parlamentare në Serbi. (LajmeShqip.com)
Thursday, 01 March 2012 13:39