Strugë – Dega e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Strugë, akuzoi degën e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në këtë qytet, s’e bën shantazhe dhe presione ndaj qytetarëve të Strugës. “Informatat që ne kemi si subjekt politik, flasin s’e BDI ka nisur me kërcënime dhe shantazhe ndaj punonjësve të arsimit, ndaj administratës së komunës, ndaj punonjësve të shëndetësisë dhe gjithë elektoratit shqiptar në Strugë. Nuk kanë munguar edhe reketimi ndaj drejtorëve të shkollave dhe institucioneve të tjera publike me gjoba deri 500 euro për financim të fushatës elektorale të BDI-së”, kanë deklaruar të enjten nga dega e PDSH-së, në Strugë. Nga kjo parti kanë shtuar se “listës së frikës nga dënimi që do marrë nga populli BDI më 5 qershor i shtohet edhe ‘Kokteji i famshëm me maturantë’ i para dy ditëve, në hotel Drin në Strugë, i organizuar nga kryetari i komunës, Ramiz Merko.
“Ramiz Merkon dhe Tahir Hanin i përkujtojmë premtimin e dhënë me aq bujë para qytetarëve të Strugës, para gati dy vitesh, për godina të reja shkollore. I pyesim publikisht ku janë?”, pyesin nga partia e Thaçit.
PDSH dega në Strugë ngre dyshimin dhe në të njëjtën kohë fton Drejtorinë e të Hyrave Publike (DHP) si dhe policinë financiare, që të verifikojë këto dyshime.
Thursday, 26 May 2011 21:17