Strugë – Partia për Ardhmëri Evropiane (PAE) e Fijat Canoskit, akuzoi të të enjten koalicionin e qeverisjes së deritanishme, Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) dhe VMRO-DPMNE s’e bëjnë presione të ndryshme në vendet, ku PAE ka aktivistë të saj.
“Ne i vizituam të gjitha viset ku PAE ka ekzistuar. Mbizotëron eufori e madhe e qytetarëve. Do të korrim fitore të madhe në njësinë 5 dhe 6. Më duhet të theksoj se vazhdojnë presionet dhe shkeljet e ligjit nga partitë që ishin deri më tani në pushtet. Shkelje është bërë në fshatin Llabunishtë, ku është bërë hedhja e gurthemelit, projekt i cili ishte i partisë sonë dhe e morën të tjerët vetëm për të hedhur disa lopata beton dhe për ta lënë përgjithmonë”, deklaroi Fijat Canoski. Ai ka nënvizuar s’e “BDI ka bërë presione edhe nëpër shtëpi, pasi ka shkuar në çdo derë me kërkesë që të dorëzojnë edhe listat me votues, ndërsa të njëjtën gjë VMRO-DPMNE-ja e bën nëpër gjithë Maqedoninë”.
Canoski i ka bërë thirrje edhe ish-deputetit të BDI-së, Tahir Hani që të mos bëjë presion në fshatin Podgorcë dhe t’i bind ata që janë shqiptarë dhe t’i lë të qetë, të mendojnë ashtu siç dëshirojnë vetë qytetarët. Mehmet Xhemailoski, sekretar i PAE-s, ka potencuar se partia e tij gjithmonë ka dalë në zgjedhje parlamentare dhe ato lokale me planprogram zgjedhor.
“Nuk e kuptoj se si hidhet në Podgorcë gurthemeli i fushës sportive pa asnjë dokument përkatës dhe në emër të askujt. I përkujtoj edhe njëherë partitë tjera se ujësjellësi në Podgorcë është ndërtuar në vitin 1976, ndërsa edhe të gjithë projektet tjera janë ndërtuar po ashtu para se të vijnë partitë e tashme, si kanalizimi e të tjera”, ka shtuar Xhemailoski.
Nga PAE shtojnë se për momentin kanë filluar tensionet dhe se në të ardhmen ato do të rriten edhe më shumë, ndërsa janë të bindur se me koalicionin e tyre në këto zgjedhje, do të fitojnë deri në 50 deputetë.
Thursday, 26 May 2011 21:35