Lajme Shqip Tuesday, 13 September 2011 11:34

Tiranë – Shefi i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it, Jonathan Stonestreet, e cilësoi të rëndësishme që “zgjedhjet të bëhen për popullin, në mënyrë që ata kenë të zgjedhurit e tyre dhe kjo është më e rëndësishme sesa beteja e forcave politike”.

Gjatë një konference  të përbashkët për shtyp me Zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, Stonestreet theksoi se “për këtë,  përveç hapave legjislativë që duhen ndërmarrë, është e rëndësishe të kemi edhe vullnetin e partive politike”.

Duke shprehur vlerësime për iniciativën e MPJ-së dhe autoriteteve të tjera për të respektuar dhe ndjekur rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR-i, ai shprehu besmin që puna për reformën zgjedhore të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që ajo të përfundojë të kohë të mjaftueshme para zgjedhjeve të ardhshme.

“Shpresojmë që kjo reformë zgjedhorte të jetë gjithëpërfshirëse, që të përfshijë në të kontributin e dhënë nga partitë politike, nga parlamentar dhe jo parlamentaë si dhe të shoqërisë civile”, nënvizoi shefi i misionit vëzhgues.

Ai bëri të ditur se në raportin e OSBE/ODIHR-it, është bërë një përshkrim i plotë i situatës zgjedhore duke theksuar pikat pozitive dhe fushat ku ende nevojitet të bëhet një përmirësim.

“Ne nuk kemi arritur në një përfundim total u arritën apo jo standardet, por ky është proces dhe duhet që raporti të lexohet si një i tërë dhe të përcaktohen nga ju fushat ku duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm”, përfundoi Stonestreet.

Ndërsa zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto u shpreh se rekomandimet e OSB/ODIHR-it do të shërbejnë si një plan i rëndësishëm pune dhe si një pikë reference për reformën e ardhshme zgjedhore.

“Në takim kemi folur edhe për nevojën për të filluar reformën zgjedhor sa më parë, për procesin dhe metodologjinë se si duhet realizuar ajo, si një proces gjithëpërfshirës, që të marrë në konsiderate të gjitha propozimet që vijnë nga parlamentarë dhe joparlamentarë por edhe ato që do vijnë nga shoqëria civile me qëllim që kodi i ardhshëm zgjedhor të ketë mbështetjen e të gjitha forcave politike dhe  të mos kontestohet prej tyre”, deklaroi kryediplomati shqiptar.

Ai u shpreh se “ky është një agazhim i qartë i kësaj mazhorance qeverisëse dhe së shpejti  do të ketë një kalendar për të realizuar këtë reformë, duke vazhduar bashkëpunimin e frytshëm me OSBE/ODIHR por edhe me institucione të tjera, të specializuara në këtë fushë.