Adriana Lima është një modele prestigjoze, e njohur më tepër si modele e Victoria’s Secret. Një modele e mrekullueshme duhet detyrimisht të ketë modele flokësh të mrekullueshme.
Adriana Lima është një supermodele Braziliane. Është shumë e njohur për bukurinë dhe për stilin e saj. Kjo bukuroshe syjeshile admirohet nga meshkujt dhe nga femrat në mbarë botën. Ajo i mban flokët e saj të gjata, sepse floku i gjatë konsiderohet më shumë femëror dhe seksi.
Modelet variojnë nga flokë shumë të drejta në flokë me onde të mëdha, ose me kaçurrela të thella. Ngjyra e saj çokollatë e lëkurës shkon shumë me ngjyrën e flokëve, duke i dhënë përparësi syve të saj mbresëlënës.
Asaj i shkon pothuasje çdo model. Flokët e saj natyrale janë të drejta. Flokët e gjatë e ndihmojnë atë për t’i dhënë formën e duhur fytyrës së saj. (LajmeShqip.com)
Saturday, 14 January 2012 09:00 
