Lajme Shqip Saturday, 03 March 2012 13:30

Dita e martesës suaj gjithmonë do të mbetet një ditë e shenjtë dhe si e tillë duhet të jetë perfekte. Zgjedhja e fustanit dhe e modelit të flokëve është një ndër elementet kyç që ëndrra e një femre të realizohet, pra që dita më e rëndësishme në jetën e saj të jetë perfekte.

Rregulli i parë: Kur ju do të zgjidhni fustanin për ditën tuaj speciale, merrni me vete një fotografi të modelit të flokëve, që mendoni të stiloni atë ditë, për një harmonizim më të mirë të modelit të tyre me veshjen e dasmës.

Rregulli i dytë: Për flokët e ditës së martesës, që ju keni ëndërruar, duhet të këshilloheni me stilisten tuaj të preferuar dhe më të besuar. Ajo me siguri e di se çfarë ju shkon e çfarë jo!

Rregulli i tretë: Kini besim tek vetja, pasi çdo gjë do të jetë e mrekullueshme. E rëndësishme është që po martoheni me njeriun që ju dashuroni! (LajmeShqip.com)