Lajme Shqip Monday, 24 October 2011 08:24

Bruksel – “Rajoni në veri të Ibrit është pjesë e Kosovës dhe si e tillë është me ligj ndërkombëtar”, ka theksuar Stefan Fyle në një intervistë.

Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Shtefan Fyle, ka theksuar se pjesa veriore e Kosovës nuk është pjesë e Serbisë. “Rajoni në veri të Ibrit është pjesë e Kosovës dhe si e tillë është me ligj ndërkombëtar”, ka theksuar Fyle në një intervistë për Politika. Fyle ka shtuar se vendosja e rendit dhe e ligjit në veri të Kosovës duhet të jetë e njëjtë si në të gjitha pjesët e tjera të Kosovës.

“Komisioni Evropian ka rekomanduar që me Serbinë të nisin bisedimet për integrim evropian, posa të jetë realizuar përparim i mjaftueshëm në raport me Kosovën. Kemi thënë qartë se çfarë nënkupton kjo: parimi i reciprocitetit, zgjidhje pragmatike në sektorët siç janë energjetika, telekomunikacioni si dhe pranimi i ndërsjellë i diplomave”, ka thënë Fyle.