Stamboll – Përmendorja, kushtuar lirisë së të folurit, dje ishte ngritur në Turqi, ku 68 gazetarë gjenden në burg.
Derisa bota e feston Ditën ndërkombëtare të lirisë së mediave, në Stamboll është zbuluar përmendorja, me të cilën bëhet thirrje për lirimin e gazetarëve turq, të cilët gjenden nën pranga “sepse kanë prekur në tabutw e pushtetit apo një pjesë të caktuar të shoqërisë”.
Ideja për ngritjen e Përmendores të lirisë së shprehjes është që gazetarit Okatj Ekshui nga gazeta “Hyriet” i cili e ka marrë mbështetjen nga komuna e Stambollit Shishli dhe Platformën për lirinë e gazetarëve.
“Nuk ka liri të mediave në Turqi dhe kjo është rezultat i politikës së Qeverisë. Pushtet politik është ai i cili i përcakton kufijtë e lirisë së mediave”, deklaroi kryetari i Lidhjes së gazetarëve turk Erxhan Ipekçi gjatë inaugurimit të përmendores.
Në raportin e publikuar pothuajse para një muaji në Institutin ndërkombëtar për mediat, Turqia është prezantuar si “lider botëror” sipas numrit të gazetarëve në burg, edhe atë para vendeve si Irani Kina.
Tuesday, 03 May 2011 13:34