Stamboll – Shtatë persona janë plagosur gjatë një shpërthimi që ka ndodhur herët në mëngjes në Stamboll, kumtoi policia e Turqisë.
Në mesin e të lënduarve është edhe një polic, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Shpërthimi ka ndodhur në orën nëntë, sipas kohës locale, në lagjen Etiler të Stambollit.
Shkaku për shpërthimin ende nuk është i njohur, por televizioni i Turqisë Si-En-En Turk lajmëroi se është e mundur që kjo të jetë e shkaktuar nga një bombë e zëshme.
Televizioni privat NTV njofton se policia e ka bllokuar rajonin dhe është në kërkim të bombës së dytë.
Televizioni thekson se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të akademisë policore dhe nuk e përjashton mundësinë që sulmi të jetë orientuar drejt policisë.
Sipas disa dëshmitarëve okularë bomba është vendosur nën autobus, ndërsa sipas të tjerëve mjeti shpërthyes është lënë në kontejner.
Shpërthimi shkaktoi dëm material të një automjeti taksi, dy autobusëve dhe një automjeti.
Thursday, 26 May 2011 12:49