Stamboll – Në zjarrin që shpërtheu mbrëmë vonë në një kantier ndërtimi në Stamboll, kanë humbur jetën 14 punëtorë ndërtimi, kumtoi prefekti i distriktit të Stambollit Esenjurt, Nexhmi Kadioglu.
Sipas tij, zjarri ka përfshirë një tendë të madhe në të cilën kanë qëndruar punëtorët e ndërtimit në një qendër tregtare.
“Në këtë vend po ndërtohej një qendër tregtare. Me siguri zjarri është i lidhur me defektin në aparatet për ngrohje”, theksoi Kadioglu, duke shtuar se momentalisht është shumë ftohtë dhe temperatura është një shkallë nën zero.
Shërbimet zjarrfikëse e kanë shuar zjarrin, ndërsa në vendin e fatkeqësisë ndodhen automjetet mjekësore.
Mediat lajmërojnë se defekti i instalimit elektrik është shkak i mundshëm i zjarrit.
Monday, 12 March 2012 09:06