Adelina Berisha ka publikuar këngën e saj të re të titulluar ‘I got it’, e cila është duke u pëlqyer nga fansat.
Këngëtarja seksi nga Prishtina, ka treguar për Telegrafin se spoti i realizuar i ka kushtuar shumë, por që nuk ka dashur ta bëj publike shifrën e parave që ka harxhuar Adelina.
“Të them të drejtën, ky është spoti më i shtrenjtë ndonjëherë i imi. Mirëpo të gjitha harrohen kur i sheh sukseset. Jam shumë e kënaqur se si është pritur nga adhuruesit. Pas kësaj, do të vazhdoj edhe me projekte të tjera për të ardhmen”, tha Adelina Berisha për Telegrafin.
Kjo video po cilësohet si më hoti nga fansat e Adelinës, ndërsa ai ka mbledhur mbi 100 mijë klikime në YouTube.
Friday, 02 October 2015 21:20