Lajme Shqip Monday, 16 January 2012 19:15

Prishtinë – Nëse duhet t’u besojmë thashethemeve, atëherë duket se të gjitha femrat e bukura janë vënë pas mesfushorit kosovar të Lacios, Lorik Cana.

Portali LajmeShqip.com kishte publikuar lajmin ekskluziv se Cana kërkonte virgjëreshë, me shkues babain e tij. Lajmin mund ta lexoni këtu.

Pas “lidhjeve” mjaft të përfolura me Zana Krasniqin dhe Adelina Tahirin, këto ditë erdhi informata nga mediat boshnjake, sipas të cilave, futbollisti shqiptar po shoqërohet me modelen boshnjake me prejardhje nga Kenia, Daniela Mijatovic.

Ndërkohë, suplementi Bluetooth sjell një tjetër lajm interesant: “Lorik Cana do të fejohet me Miss Albania 2010, Arnita Beqiraj. Ky është thashetheme që prej javësh qarkullon mes gjithë anëtarëve të Aleancës Kuq e Zi, ku dy të përfolurit bëjnë pjesë”. Ata, – vazhdon shtojca, – janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Tiranë, “ku dhe kanë shkëmbyer puthje”.

“Të njëjtat burime thonë se ai ka takuar edhe prindërit e bukuroshes për t’i dhënë një karakter më serioz lidhjes së dashurisë. Siç flitet, lidhja e çiftit ka arritur në atë stad sa shumë shpejt mund të ndodhë edhe fejesa mes të dyve, megjithëse për ta bërë këtë mungon vetëm shkëmbimi i nishaneve”, thuhet më tej.

Nga ana tjetër, nuk mungon edhe spekulimi se Loriku është në lidhje me këngëtaren Genta Ismajli? Thashethemet thonë se gjatë kohës që futbollisti është në Kosovë ata frekuentohen shpesh me njëri-tjetrin.