Lajme Shqip Friday, 16 October 2015 08:06

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, gjatë intervistës për Orën e Fundit, së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, ka lavdëruar këtë të fundit që nuk po lëshon për lëvizjen e kufirit administrativ dhe vendosmërinë për largimin e bllokadës mbi urën e Ibrit.

“Nuk guxon që kufiri të vendoset në Ibër.”

“Kryetari i Mitrovicës ka traditë familjare në negocim, këtij është e vështirë t’i merret një cent lëre më 3 katunde”.

“Ndoshta me një kryetar tjetër komune edhe kjo do të ndodhte ose ndonjë parti tjetër këto që janë në qeveri”, ka shtuar Spahiu, njofton Klan Kosova.