Adhuruesit dyndin sheshet pёr tё parё dasmёn pёrrallore
Me qindra mijёra kanё vёrshuar nё rrugёt e Londrёs pёr tё qenё tё pranishёm sado pak nё atmosferёn festive tё martesёs sё Princit William dhe Kate Middleton.
Tё gjithё adhuruesit e tyre u shpёrblyen me lajmin e mirё se çifti do tё bёj njё udhёtim tё guximshёm nё mes tё turmёs duke e nisur nga Westminster Abbey deri nё Buckingham Palace nё njё karrocё tё hapur tё stilit londinez tё vitit 1902. Megjithё parashikimit pёr motin se nё qёndёr tё Londrёs do tё bjerё shi, festuesit e shumtё nёpёr rrugё nuk janё zemёruar.
Muaj tё tёrё pёrgatitjesh tё pёrpikta do tё japin frutet e tyre sot kur çifti tё shkёmbejё unazat nё Kishёn Westminster Abbey, pёrpara 1900 ftuesish dhe njё audience televizive globale rreth 2 billion.
Zonjusha Middleton, 29 vjeçare, do tё zbulojё pёr herё tё parё fustanin e saj martesor kur tё dali nga Royce Rolls. Mё pas ajo do tё ecё pёrkrah tё atit tё saj si njё njeri i thjeshtё, drejt Princit tё saj tё ёndrrave, dhe jo vetёm tё ёndrrave por edhe tё realietit. Pak mё shumё se njё orё mё vonё ajo do tё largohet me burrin e saj pёrkrah si njё Princeshё dhe Mbretёresha e ardhshme.
Ndёr tё ftuarit do tё jenё David dhe Victoria Beckham, Elton John, Guy Ritchie dhe Kryeministri. Një mori politikanësh, klerikësh, shefash ushtarak, ambasadorësh dhe më shumë se 45 mbretёr/princa të huaj kanё filluar tё mbushin Kishёn qё nga ora 08:15 e mёngjesit.
Gjithashtu tё pranishёm do tё jenё gjyshёrit e tij krenar Mretёresha dhe Duka e Edinburgh-ut, babai i tij Princi i Wales, njerka e tij Dukesha e Cornwall, 40 pjesёtar tё tjerё tё familjes mbretёrore, si dhe miq dhe kёshillues besnik tё çiftit.
Londra kёto ditё ka qёnё e pushtuar nga ethet e pёrgatitjeve tё cilat kanё shёnuar majat. Pёrgatitje manifestive janё bёrё pa fund. Rrugёt e Londrёs janё dekoruar me flamunj tё Anglisё; Mbretёria ka nxjerrё pullat postare zyrtare tё saj me fotot e çiftit; gota tё stilit mbretёror tё dekoruar me foton e çiftit; kafeteritё e Londrёs kanё skicuar fytyrёn e tyre mbi shkumёn e makiatos, etj..
Friday, 29 April 2011 05:49 


