Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 14:31

Sarajevë – Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Ketrin Eshton pritet që sot ta publikojë emrin e ambasadorit të ri në Bosnjë e Hercegovinë dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së.

Internet portali sarajevo.h, duke iu referuar agjencisë SRNA publikoi se danezi Piter Sorensen (44) do të jetë shefi i parë i delegacionit të Bashkimit Evropian dhe i dërguari i posaçëm i BE-së në BeH.

Midis favoritëve për këtë funksion, sipas gazetës “Dnevni avaz” janë edhe gjermani Joakim Riker dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Egjipt, Dominik Askuit.

Eshton, sipas rretheve diplomatike në fillim të majit personalisht ka biseduar me kandidatët më seriozë. njohësit e shërbimiet diplomatik të BE-së nuk janë të sigurtëse cili nga favoritët do ta marrë funksionin në sarajevë.

Sorensen është ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoni, dhe sipas burimeve evropiane do ta ndërpret mandatin e tij me qëllim që të shkojë për në BeH.