Lajme Shqip Saturday, 23 February 2013 14:13

Sonte nis aventura e re Big Brother që në këtë vit shënon edicionin e tij të gjashtë. Persona të panjohur do të nisin bashkëjetesën të vëzhguar 24 orë në 24 nga telekamerat për t’i servirur publikut gjithçka ndodh brenda mureve të shtëpisë, shkruan Top Channel. 

Aventura do të zgjasë 100 ditë. Por, në këtë edicion, ndryshe nga të tjerët, Big Brother ka vendosur që secili prej konkurenteve duhet të ketë nga një sekret, shkruan TCH.

Të përmasave të mëdha apo më pak, sekretet do të jenë pjesë e lojës. Cdonjëri prej banorëve do të mbartë një të tillë që do të duhet të zbulohet nga të tjerët. Rezultatet do të sjellin përfitime që më pas do të finalizohen me çmimin e madh.