Pragë (PLOTESUAR 11 Mars, 15:45)- Socialdemokratët e Partisë Smer në Sllovaki kanë fituar shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan dje. 
Partia që drejtohet nga ish-kryeministri Robert Fico, kanë marrë shumicën e vendeve në zgjedhjet e parakohshme, duke arritur në 44.79 për qind.
Sipas të dhënave paraprake, e majta ka marrë 84 vende në Parlament nga 150 që ka gjithsej.
Kjo është hera e parë për një parti në Sllovaki, që pas vitit 1993, që merr shumicën absolute të votave.
*******************************
Bratisllavë- Në Sllovaki kanë nisur zgjedhjet parlamentare, ku 26 parti kandidojnë për vende në legjislaturën sllovake. 
Tri nga katër partitë e koalicionit rrezikojnë të dështojnë arritjen e 5 për qind të votave, të nevojshme për ulëset në parlament.
Zgjedhjet vijnë pas një raporti që ka rrjedhur nga shërbimi shtetëror i inteligjencës, i cili flet për ryshfete të mëdha, të paguara për marrëveshje të privatizimit dhe kontrata të tenderëve.
Akuzat rrjedhin nga periudha 2005-06, kur Mikulas Xhurinda ishte kryeministër.
Xhurinda tani është ministër i Jashtëm, ndërsa partia e tij, Unioni Demokratik dhe i Krishterë, është pjesë e koalicionit qeverisës. Në këto zgjedhje Social-Demokratët e opozitës pritet të shënojnë fitore. (Lajmeshqip.com)
Saturday, 10 March 2012 12:17