Lajme Shqip Sunday, 29 July 2012 14:57

Londër – Kompania “Skype”, e cila ofron spektër të gjerë të Internet shërbimeve, po përgatitet të bëjë ndryshime serioze në politikën e saj në lidhje me besueshmërinë e të dhënave personale të shfrytëzuesve shkruan sot gazeta britanike “Indipendent”.

Në SHBA “Skype” do t’i lejojë policisë të marrë informacione për shfrytëzuesit e shërbimeve të kompanisë.

“Organet e sigurisë shpesh ankohen se gjatë përgjimit të bisedave telefonike të narkobosave të dyshuar, pedofilëve dhe terroristëve, njëri prej të dy bashkëbiseduesve i ka propozuar tjetrit ‘të kalojnë në Skype’ me çka mundësia e përgjimit ka rënë poshtë”, shkruan ‘Indipendent’.

Më pas policia e SHBA-së ka arritur ta bind “Skyp-in” të fillojë të bashkëpunojë, edhe krahas rezistencës ndaj presionit, i kryer nga formimi i saj në vitin 2003. “Skajp” në parim garanton mosqasje në komunikacion, duke iu referuar nivelit të lartë të kodimit të sinjalit.

Më pas lidhja realizohet midis dy kompjuterëve, pa kaluar përmes serverëve qendrorë, që është edhe një garanci për sigurinë e lidhjes, shton gazeta. (LajmeShqip.com)