Tiranë – Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Skrapar në repartin e demontimit në Pigaz.
Njoftimet praprake tregojnë se për pasojë një punëtorë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur.
Kaur jetën Agim Nekollari, ndërsa dy të tjerët janë transportuar me helikopterë në drejtim të spitalit të Ushtarak në Tiranë.
Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarjeje, ndërkohë që policia ka shkuar ne venngjarje dhe po heton per zbardhjen e saj te plote.
Një ditë më parë, të mërkurën një 34-vjeçare nga qyteti i Poliçanit ngeli e plagosur në Uzinën Mekanike, ndërsa ishte duke punuar në repartin e fonderisë.
Miranda Dehari, 34 vjeçe, nënë e dy fëmijëve mësohet se ka qënë duke punuar në një makineri për demontimin e municioneve në kohën që është plagosur në krahun e majtë.
Thursday, 28 April 2011 18:10