Lajme Shqip Friday, 11 May 2012 08:15

Audienca televizive që po shihte parashikimet e motit në Skoci, pati një surprizë të vërtetë, kur panë se ai që po jepte të dhënat më të fundit meteorologjike, ishte vetë Princi Çarls i Britanisë së Madhe. I veshur me një kostum të zi, këmishë blu dhe kollare me vija, Çarls dukej një profesionist i vërtetë teksa shpjegonte në hartën e vendosur prapa tij, duke treguar kushtet e motit në Skoci për ditët në vijim.

“Do të ketë dëborë në vendet e larta dhe në Aberdinshajër. Ka mundësi reshjet në zonën e Balmoral, kush dreqin e ka shkruar këtë skenar?”

Ka vazhduar më tej Çarls duke iu drejtuar stafit të televizionit.

Një ditë e ftohtë kudo me temperature që arrijnë vetëm në 8 gradë Celsius dhe një erë e ftohtë brisk. Zot kjo nuk është fare kohë pushimesh”, ka vazhduar princi britanik teksa në sfond dëgjoheshin rrahje zemre.

Lëvizja e fundit komentohet nga analistët si një përpjekje e princit për tu dukur më mirë në sytë e publikut. Bashkëshortja e tij Dukesha e Kornuellit, ka provuar gjithashtu të japë parashikimet e motit. Princi Çarls dhe bashkëshortja e tij Kamila po vizitojnë Skocinë si pjesë e turit të tyre vjetor, dhe me këtë rast kanë bërë dhe një vizitë në zyrat e BBC-së për Skocinë e cila feston 60 vjetorin e daljes në transmetim.