Lajme Shqip Monday, 03 June 2013 11:04

Skenderaj – Në orën kur duhej të fillonin punën, punëtorët e administratës komunale të Skenderajt protestuan. Në orën tetë të mëngjesit ata zhvilluan një protestë paqësore para objektit të komunës. 
Në dorë mbanin transparente me tekstin “Liri për çlirimtarët” si dhe fotografi të kryetarit të komunës, Sami Lushtaku, ç’prej disa ditësh në paraburgim me akuza për krime lufte, raporton koha. 
Ata kërkuan lirimin e tij dhe të shtatë ish-komandantëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së, duke konsideruar paraburgosjen e tyre të padrejtë dhe njollosje të luftës së drejtë çlirimtare.