Sidnej – Kryeministrja e Australisë është shndërruar në “heroinë” të kësaj ngjarjeje dhe mediat australiane i ka pushtuar lajmi për seksin në zyrë, që e ka bërë kryeministrja e Australisë, Julia Gillard.
Gazeta Herald Sun ka publikuar të dhëna, ndërkohë që opinionin e kanë pushtuar pamjet teksa kryeministrja Gillard bënte seks në zyrë, me burrin e saj, e mbuluar me flamurin kombëtar australian.
Në fakt, pamjet që kryeministrja Julia Gillard ka bërë seks në zyrë me burrin e saj Tim Mathieson, duke i mbuluar trupat e tyre me flamurin kombëtar, kanë qenë vetëm pamje të një filmi, që janë transmetuar përpara 4 ditësh dhe që e kanë mbytur stacionin televiziv ABC me ankesa të njerëzve.
Pamjet e filmuara kanë tërhequr 1.066 milion shikues dhe kanë rritur dozën e ndjenjës së ofendimit nga sjellja e kryeministres dhe sidomos nga përdhosja e flamurit kombëtar duke e përdorur për qëllime të tjera.
Por, në fund ka dalur e vërteta që këto kanë qenë vetëm provokime nga sekuenca të një filmi. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 September 2011 12:27 